Kosova arrin të ndal Greqinë në Athinë

Greqia dhe Kosova kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C, në Ligën e kombeve. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, por rastet nuk munguan. Vendasit grek ishin për një nuancë më të mirë, por edhe Kosova ka mundur të tregohet më e rrezikshme, por që Lirim Kastrati të provonte goditjen në dy raste, kur zgjodhi të pasonte për Benjamin Kollin. Rasti kryesor i pjesës së parë, ishte penalltia e pritur nga Aro Muric në minutën e 18’. Gjyqtari i ndeshjes dhuroi një penallti shumë të lehtë për Greqinë, por Aro Muric me një pritje të jashtëzakonshme, bëri që porta e Kosovës të mbetet e paprekur.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi në tërësi Kosovës, që pati dy raste të mira shënimi. Ishte fillimisht Lirim Kastrati që pati një mundësi të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri Odisseas Vlachodimos. Nuk vonoi shumë dhe një tjetër rast shënimi u tregua për Kosovën, me Leart Paqaradën që lëshoi një goditje të mirë pas një lëshimi të grekëve në mbrojtje, por një futbollsit vendas, largoi topin nga vija e portës.

Ky ishte barazimi i dytë për Kosovën këtë sezon në Ligën e Kombeve, ku ka regjistruar edhe dy humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button