Kosova bën historinë, filmi “EXIL” nga Visar Morina në Golden Globes

Kosova bënë historinë duke u futur për herë të parë në Golden Globes me filmin “EXIL” nga Visar Morina.

Artikulli i Golden Globes parafrazon regjisorin duke theksuar se filmi është pjesërisht autobiografik – Visari ishte 15 vjeç kur migroi në Gjermani. Megjithatë Visari elaboron që filmi paraqet diçka edhe më univerzale se sa vetëm përvojën e një emigranti: “Për sa i përket Xhaferit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë. ”

Vitin që lam pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për ta fituar më vonë Zemrën e Sarajevës, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës. Në tetor filmi i Visarit Morinës u zgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.

Filmi përcjellë Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.

LEXO EDHE:

Back to top button