Kosova dhe Serbia arijnë një marrëveshje?

Kosova dhe Serbia arijnë një marrëveshje?

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord të shkëmbejnë të dhënat arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, ka mësuar N1, transmeton telegrafi.

Sot në Bruksel ka përfunduar një raund i ri i takimeve të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçakut me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimit dhe homologut serb, Petar Petkoviqit.
Sipas mediumit serb, informacionet do të dorëzohen “pas kërkesës” së të dyja palëve dhe jo në mënyrë automatike.

Çështja e arkivave ishte një nga pengesat mes palëve, ku Serbia së fundi ka këmbëngulur në hapjen e arkiva të UÇK-së ndërsa Kosova ka pranuar të hapen duke u arsyetuar se në to nuk ka asgjë.

Ndërkohë, Kosova do të përdorë marrëveshjen aktuale të arkivave për të përcaktuar fatin e të zhdukurve gjatë luftës së vitit 1999.

Ndryshe, delegacionet e të dyjave shteteve nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare rreth përdorimit të targave të automjeteve.

LEXO EDHE:

Back to top button