Kosova dhe Shqipëria së bashku në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Gjatë ditës së sotme janë takuar dy delegacione një nga Kosova dhe një nga Shqipëria për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Raprtohet se në këtë takim u diskutua për metodat që janë duke përdorur të dy shtetet sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, mundësitë e koordinimit të veprimeve të të dy vendeve për parandalimin e këtij fenomeni, transmeton Klan Kosova.
“Me theks të veçante u diskutua për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, qasjen që janë duke përdorur të dy vendet, në kthimin në jetënnormale të këtyre personave dhe risocializimin e tyre, si një ndër metodat esenciale për kthimin e tyre në normalitet”.
“Të dy delegacionet u dakorduan që të ndajnë përvojat e përbashkëta, duke marrë për bazë format që kanë përdorur vendet e ndryshe të botës, me qëllim të krijimit të një partneriteti, ku aty ku ka nevojë të dy shtetet të mbështesin njëra tjetrën”, thuhet në njoftim.