Kosova, fitorja e parë në eliminatoret evropiane

Kombëtarja e Kosovës në hendboll arriti që të mund Rumaninë në transfertë, me rezultat 30-25. Mysafirët e nisën mjaftë mirë ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë me katër pikë epërsi, pra 12 – 16. Ndërsa, në 30-minutëshin e dytë e ruajtën këtë epërsi duke fituar edhe në pjesën e dytë me rezultat 13 – 14.
Me këtë fitore, Kosova ngritët në pozitën e dytë me tri pikë, tri më pak se lideri Suedia, derisa Rumania gjithashtu me tri pike, renditet e treta. Në ndeshjen e radhës, Kosova e pret Malin e Zi me 28 prill.