Kosova gati për “hakmarrje” ndaj Rumanisë, Muriqi: Do të lëmë Rumaninë pa pikë në Prishtinë

Kosova gati për “hakmarrje” ndaj Rumanisë, Muriqi: Do të lëmë Rumaninë pa pikë në Prishtinë

Gazetar: Mahir Thaçi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Rumanisë, do të nis rrugëtimin në edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Futbollistët e Kosovës kërkojnë “hakmarrje” për humbjen e shkaktuar një vit më parë në Bukuresht, ku edhe nuk munguan provokimet e tifozëve kundër futbollistëve të Kosovës.

“Rumania dhe Kosova janë favorit për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar si lider. E vlerësojmë shumë si kundërshtare sepse herën e kaluar të them të vërtetën unë personalisht nuk e kam parë Rumaninë që janë shumë para nesh. Brenda fushës në lojë e kanë merituar të kualifikohen në Evropian. Kualifikimi në Evropian është shumë i rëndësishëm. Kanë lojtarë të rëndësishëm. Do të mundohen të na nxjerrin probleme. E dimë kundërshtarin, me gjithë respektin, e do ta japim maksimumin për t’i lënë ata pa pike”, deklaroi Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Franko Foda ka thënë se e njeh shumë mirë kundërshtarin, por që është ankuar mes tjerash në kushtet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Këto dy tri ditët e fundit kemi ushtruar me ekipin së bashku shumë mirë dhe jemi përgatitur shumë mirë për lojën e sontme. Miqësoret kanë përfunduar dhe nuk kemi kohë për të provuar. Kemi shumë alternativa, më shumë se në lojërat e kaluara. Po punojmë intensivisht për t’i fituar ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sikur për ekipin ashtu edhe për mua si trajner është hera e parë që po luajmë në këtë fushë të re. Hapësira nuk është në mënyrën perfekte. Nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët, dhe dëshirojmë të japim në këtë lojë energji të re”, tha Franko Foda, trajner i Kosovës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi që janë shitur të gjitha biletat për sfidën e ndeshjen e parë të Kosovës në Ligën e Kombeve. Përballja Kosovë -Rumani, nis në orën 20.45. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button