Kosova gati të harrojë disfatën, përballet me Qipron në transfertë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas një starti katastrofal ku u mposht nga Rumania me rezultat 0-3.

“Dardanët” do të luajnë në stadiumin “AEK Arena” në Larnaka përballë Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja vlen. Ky duel mes Qipros dhe Kosovës do të nis në orën 18:00.

Kjo ndeshje vjen pas zhvillimeve të fundit ku përzgjedhësi Franko Foda përjashtoi tre futbollistët si Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, për shkak se thyen rregulloren e brendshme të përfaqësueses së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button