“Kosova ka bërë mirë që ka zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit”

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se Kosova ka bërë mirë që ka mbetur konsistente në politikën e saj të jashtme, duke zgjedhur procesin e Berlinit, para siç ka thënë, aventurës së Mini-Shengenit.

Përmes një statusi në Facebook lidhur me Forumin Ekonomik të mbajtur sot në Shkup, e në të cilin Kosova ka refuzuar të marrë pjesë, ka thënë se Mini-Shengeni ka dështuar të përmbushë zotimet e saj deri më tani.

“Sa i përket kredibilitetit të zotimeve të sotme të Vuçiq-Rama-Zaev, ia vlen të shikosh se çfarë ka ndodhur me shtatë zotimet e Samitit të Tiranës të bëra na tetor 2019. Nga total prej shtatë zotimeve konkrete, ASNJË prej tyre nuk është përmbushur. Sa për kujtim psh. pjesëmarrësit ishin zotuar në Tiranë se deri në fund të vitit 2020, do të sigurojnë funksionalizimin e sistemit të lëvizjes së lirë të mallrave. Sot thanë që e arrijnë këtë deri 2023-en. Këtij zotimi më as ata vet nuk i besojnë. Dhe kjo nuk është për tu habitur. Ky ishte fati i iniciativës Mini-Shengenit që nga fillimi. Që një iniciativë rajonale të këtë sukses ajo duhet të përmbush minimalisht 3 elementet kyçe: (1) të këtë gjithëpërfshirje politike, (2) të këtë fonde për të implementuar projektet rajonale, dhe (3) të këtë strukturë administrative që do monitoroj zbatimin e zotimeve politike. Iniciativa e MIni-Shengenit nuk ka përmbushur, dhe nuk përmbush, asnjërin nga këto 3 kritere bazë”, ka shkruar Shasha.

Ai ka folur edhe lidhur me qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, karshi Kosovës sa i përket Mini-Shengenit.

Sipas tij, për Ramën, para njohjes së Kosovës nga Serbia, vjen suksesi i Mini-Shengenit.

““Jam në qëndrim absolutisht të kundërt me Kosovën” – tha sot Rama para Vuçiqit. Pra, kjo deklaratë pasqyron saktë nivelin më të ultë të bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë ndonjëherë. Lëre që Rama ka vazhduar të godas Kosovën për shkak Mini-Shengenit, por Rames nuk i shkoj as mendja që të adresoj atë që Komiteti i Helsinkit cilësoj spastrim etnik i shqiptarëve nga Serbia përmes masave administrative ne Luginën e Preshevës. Pra për të thënë ndryshe për Ramën, para njohjes së Kosovës nga Serbia, vije suksesi i Mini-Shengenit. Para spastrimit etnik të shqiptarëve në luginë, vijnë interesat politik dhe ekonomik të Serbisë”, ka thënë Shasha.

LEXO EDHE:

Back to top button