Kosova, kampion ballkanike në beach voley U22

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22, në konkurrencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë. Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).
Ballkaniku u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.
Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arritën deri në finale, ku u mundën nga finale nga Turqia. /Lajmi/