Kosova kërkon fitore ndaj Greqisë

Eliminatoret Kampionatin Botëror “Katar 2022”, kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë me ndeshjen kundër Greqisë. Sfida e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45, kundër Greqisë. “Dardanët” hyjnë në këtë përballje, pas fitores së rëndësishme kundër Gjeorgjisë si mysafir dhe presin rezultat pozitiv edhe në takimin ndaj Greqisë.  Trajneri Bernard Shalland nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e portierit Visar Bekaj, i cili rezultoi pozitiv me “Covid-19”, ndërsa në ekip rikthehet Milot Rashica, i cili mungoi në ballafaqimin me Gjeorgjinë.

Bernard Shalland, trajner i Kosovës

 

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen që kemi zhvilluar në Gjeorgji, jo vetëm për rezultatin por edhe për mënyrën se si ka rrjedhur ndeshja, për mënyrën se si ka punuar ekipi. Më duhet të them se kemi treguar që jemi të gatshëm, çoftë në aspektin teknik, qoftë në aspektin mental dhe e kemi përballuar mjaft mirë një ndeshje shumë të vështirë siç ka qenë ajo ndaj Gjeorgjisë……për tej kësaj fokusi është te ndeshja e radhës sepse jemi të vetëdijshëm që do të kemi një përballje shumë të vështirë ndaj ekipit të Greqisë.

 

Milot Rashica, sulmes i Kosovës

 

“Besoj që tani jemi në një situatë krejt tjetër për dallim prej ndeshjeve të kaluara edhe besoj edhe shpresoj që kjo ndeshja e fundit me Gjeorgjinë ka treguar që ne dimë të zhvillojmë lojë të mirë edhe kanë luftuar djemtë të gjithë së bashku edhe shpresoj edhe besoj që normal shansat janë shumë të mira që të dalim me një rezultat pozitiv. Po besoj që do të japim maksimumin edhe në fund ta fitojmë ndeshjen.”

 

Në tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Kosova ka dy humbje dhe një fitore. Sfida Kosovë-Greqi, zhvillohet në stadium “Fadil Vokri” në Prishtinë, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button