Kosova kërkon fitoren e parë në eliminatoret e “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen e dytë në ciklin eliminatoe për Kampionatin Evropian ‘EURO 2024’. ‘Dardanët’ janë nikoqirë të Andorrës, në kuadër të ndeshjes së dytë të këtij muaji.
Kosova aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Grupin I, me vetëm një pikë të grumbulluar. Andorra në anën tjetër pozicionohen në vendin e pestë, më zero pikë të arkëtuara.
Ndeshjen e para kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 ndaj Izraelit, ndërsa, Andorra u mposht në shtëpi nga Rumania, me rezultat 2:0.
Në këtë përballje favorit cilësohen Kombëtarja e Kosovës, megjithatë befasitë nuk mungojnë në futboll, andaj lojtarët ‘Dardanë’ duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 20:45.