Kosova largohet nga Katari me një “grumbull” medaljesh

Loriana Kuka ka siguruar medaljen e katër për Kosovën në Masterin “Doha 2020”, që u zhvillua në Katar. Kuka ia doli që në garë për medaljen e bronzit të mposht xhudisten e Britanisë së Madhe, Natali Pauell. Kuka fitoi me ippon në ‘Golden Score’, në kategorinë deri në 78 kilogramë, duke siguruar medaljen e katërt.

Kujtojmë, se dy ditë më parë, Distria Krasniqi arkëtoi medaljen e artë, derisa dy xhudistet e tjera, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medaljen e bronzit. Ndërkohë xhudisti Akil Gjakova dështoi të fitojë medalje në Doha duke u renditur në pozitën e shtatë.

LEXO EDHE:

Back to top button