Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë pa pesë lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Sllovenisë. Për shkak të lëndimeve mungojnë: Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Baton Zabërgja dhe Vesel Dermaku.
Përkundër këtyre mungesave, trajneri Franko Foda u shpreh optimist se ndaj Sllovenisë mund të arrihet në rezultat pozitiv, sidomos duke ditur faktin se ndeshja zhvillohet në Prishtinë ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë.
“Do të jenë dy ndeshje të vështira, jo të lehta, mirëpo duke qenë se skuadra ta fituar kundër Suedisë, skuadra ka treguar kapacitete tona, kemi treguar pasion, kemi treguar edhe vendosmëri dhe skuadra e la parë që ka mundësi të fitojë edhe kundër kundërshtarëve të tillë. Sllovenia është një skuadër shumë e fortë, ka mbrojtje shumë të mirë e po ashtu edhe sulm, ka përvojë të hatashme por ne në seancat e radhës stërvitore do të stërvitemi në mënyrë shumë të mirë dhe do të përgatitemi maksimalisht për ndeshjet e radhës kur dihet se në shtëpi i kemi mundësitë më të mira pasi që e kemi publikun prapa nesh i cili na mbështet, tha mes tjerash Foda.
“Dardanët” do të zhvillojnë fillimisht duelin me Slloveninë më 10 tetor, derisa tre ditë më vonë takohen me Suedinë në Goteborg.








