Kosova merr fitoren e parë në eliminatoret të Evropianit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikuesve të Evropianit 2025. “Dardanët” fituan me rezultat 78-73 (18-17, 20-16, 22-13, 18-27), ndeshje që u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, me Kosovën që e mbyll në epërsi me vetëm një pikë (18-17), derisa dominimi vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ku e mbyllen me katër pikë 20 – 16, pra pjesa e parë u mbyll me rezultat të përgjithshëm 38 – 33.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Kosovën, që ishte thjeshtë brilante në çerekun e tretë, ku e mbylli me rezultat 22 – 13, pra i përgjithshmi ishte 50 – 36, pra plus 14 pikë diferencë.

Ndërsa, sa i përket çerekut të fundit, Danimarka ishte më e mirë ku e fitoi çerekun me rezultat 18 – 27, derisa përfundimtar doli të jetë 78 – 73.

Më të dalluarit te Kosova ishin Dardan Berisha me 16 pikë, ndjekur nga Valon Bunjaku dhe Drilon Hajrizi me nga 14 pikë, derisa te Danimarka ishte Daniel Andreas Mortensen me 24 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button