Kosova në Seviljë, për të befasuar Spanjën favorite

Pas humbjes 0-3 në Prishtinë ndaj Suedisë, kombëtarja e Kosovës, do të përpiqet të bëjë surprizën e madhe në Sevilja, përballë Spanjës, në kualifikueset e “Katar 2022”.
Një ndeshje kjo që ka krijuar shumë debate edhe për shkak të trajtimit që i kanë bërë mediat spanjolle Kosovës të cilat kanë futur politikën në mes dhe e kanë injoruar përfaqësuesen “Dardane”, duke mos ia përmendur emrin në asnjë moment.
Spanja ka 4 pikë në grup pas 2 ndeshjesh, ndërkohë që Kosova e ka humbur sfidën e parë. Skuadra e Shallandes do të zbresë në fushë me lojtarët e saj më të mirë dhe me motivimin dyfish për të marrë një rezultat pozitiv përballë një Spanje që ka hasur vështirësi në 2 ndeshjet e para.