Kosova nis mirë me Zhiresin, mund Burkina Fason me 5-0

Kosova mposhti me rezultate të thellë 5:0 ekipin nga Afrika, Burkina Faso. Serinë e golave e hapi Fidan Aliti në minutën e 4` te ndeshjes. Ishte minuta e 23` kur shënon një super gol sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë nga ‘Dardanët’. Pas një kombinimi shumë të mirë të Edon Zhegrovës dhe Milot Rashica, topi shkoi te Mërgim Vojvoda, i cili shënoi për 3:0, në minutën e 52`të ndeshjes.

Burkina Faso mund të shënonte golin e parë, me anë të penalltisë, por ia mohoi Samir Ujkani. Në minutën e 68` shënoi Milot Rashica për të thelluar epërsinë në 4:0. Golin final e shënoi në debutim, Domgjoni në minutën e 75` të ndeshjes.

Vlen të përmendet forma e mirë e të gjithë ekipit në këtë ndeshje, por duhet veçuar Edon Zhegrovën, i cili pati një paraqitje fenomenale. Miqësorja e dytë e Kosovës do të zhvillohet me 29 mars, në Cyrih ndaj Zvicrës.

LEXO EDHE:

Back to top button