Kosova përgatitet për 4 sfidat e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Edhe në seancën e sotme Dardanët kanë punuar me përkushtim të madh, teksa përzgjedhësi Alain Giresse ka dhënë instruksionet e tij rreth lojës të cilën dëshiron ta aplikojë në ndeshjen e parë kundër Qipros, më 2 qershor. Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe përkundër faktit se jemi në një fazë të fundit të sezonit.

Forma e lojtarëve është shumë e mirë dhe të gjithë janë maksimalisht të përqendruar në punë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e qershorit, të cilat mund të jenë përcaktuese për ecurinë e Dardanëve në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

 

LEXO EDHE:

Back to top button