Kosova pëson disfatë ndaj Bjellorusisë, turpërohet në Budapest

Kosova ka pësuar humbjen e parë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Bjellorusia ka fituar ndeshjen ndaj Kosovës, me rezultat 2:1, duke zbehur pothuajse tërësish gjasat për kualifikim.
Lojë më të mirë zhvilluan ‘Dardanët’ në pjesë të parë, teksa në të dytën bën mjaft gabime. Ata krijuan raste të mira shënimi fillimisht me Donat Rrudhanin. Kosovari gjuajti bukur nga jashtë zona, por nuk ishte i saktë me goditjen e tij. Më pas i njëjti harkoi mirë në zonë, por në vend ishte portieri bjellorus.
Në anën tjetër edhe kundërshtarët tentuan të rrezikojnë. Kishin mundësi të mirë në një rast, por ndërhyri mirë Aro Muric. Në minutën e 22’ të ndeshjes Leart Paqarada pësoi lëndim. Kosovari u kontrollua nga stafi mjekësor, të cilët më pas konfirmuan që lojtari nuk mund të vazhdojë ndeshjen. Kështu duke u zëvendësuar nga Ermal Krasniqi, ky i fundit debutoi me kombëtaren e Kosovës. Bersant Celina goditi fuqishëm drejt portës, por gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtësi i Bjellorusisë.
Pjesa e dytë ishte e mirë për Kosovën deri në minutën e 70’, aty ku pësuan edhe golin. Bjellorusia gjetën golin dy herë brenda dy minutash. Në minutën e 73’ shënoi Morozov, për të çuar në 1:0 ndeshjen, pas gabimit trashanik nga Kryeziu. Më pas edhe një neglizhim në zonë shënuan sërish bjellorusët.
Kosova e tëra që bën ishte ngushtimi i epërsisë. Atë e arriti Vedat Muriqi, me anë të një penalltie, në minutën e 87’. Me këtë humbje Kosova ndodhen në vendin e pestë me tri pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e gjashtë.