fbpx

Kosova pëson humbje nga Greqia në “Fadil Vokrri”


Kosova ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur 1:2 nga Greqia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Mes mungesave të shumta për tanët, Bernard Challandes u mundua të nxirrte maksimumin nga kjo sfidë – por në fund rezultati nuk ishte në favorin tonë.

Mysafirët e nisën më mirë takimin, duke realizuar me anë të Dimitrios Limnios (3′).

Në vazhdim, ndeshja ishte e zbehtë sidomos nga ana e grekëve.

Në pjesën e parë, Kosova huqi një rast të artë me anë të Arbër Zenelit, teksa vetëm pak çaste më pas Atdhe Nuhiu provoi me kokë. Në fundin e pjesës së parë, rrezikoi me një goditje Ibrahim Dresevic e Besar Halimi.

Por me të nisur 45 minutëshi i dytë, ‘Dardanët’ sërish pësuan gol. Kësaj radhe falë një përgjumje të mbrojtjes, ku këtë e shfrytëzoi mbrojtësi Siovas (51′) që dyfishoi epërsinë.

Kosova provoi me çdo gjë të ngushtonte rezultatin, por këtë nuk e arriti tek në minutën e 82′ kur Bernard Berisha (81′) realizoi një gol mjaft të bukur – por festimi i tij drejtuar Bernard Challandes ishte padyshim i turpshëm.

Deri në fund, skuadra e drejtuar nga Challandes kërkoi golin e barazimit por nuk e gjeti falë një mbrojtje të ngjeshur të Greqisë.

Greqia merr pozitën e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Kosova në vendin e tretë tubon një pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button