Kosova pjesë e stërvitjeve të NATO-s që udhëhiqen nga ushtria amerikane

Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin prej ushtrimeve më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian, e që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane. Stërvitja “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 28 mijë ushtarë, përfshi këtu për herë të parë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës. Që nga marsi i këtij viti, 1200 mjete ushtarake kanë filluar lëvizjen nga 4 porte amerikane për në vendet evropiane. DE21 Infographic

LEXO EDHE:

Back to top button