Kosova stërvitet në “terr” në stadiumin në Shkup!?

Kombëtarja e Kosovës në stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin “Todor Proeski” kishte pak vështirësi. Trajneri Bernard Shalland pas pres konferencës, në orën 17.30, drejtoi stërvitjen për disa minuta , para se të humbiste rryma në një pjesë të stadiumit në Shkup.

Mirëpo kjo nuk e pengoi trajnerin Shalland që të vazhdojë me stërvitjet dhe të aplikojë skemat e tij në prag të përballjes me Maqedoninë gjatë ditës së enjte.

Përgjegjësitë për mirëmbajtje të stadiumit “Todor Proeski” u arsyetuan se ka pasur një defekt i vogël dhe humbja e rrymës është për një problem teknik. Sidoqoftë “Dardanët” janë gati për sfidën me Maqedoninë, që do nis në orën 20.45, më 8 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button