Kosova strehon 50 emigrantë

Kosova strehon 50 emigrantë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i 50 personave në vend do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme. Kurti shtoi se autoritetet kosovare do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja i është mirënjohëse Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”. Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button