Kosovare Arsllani, 3 gola për 155 sekonda

Futbollistja Kosovare Asllani që aktualisht është pjesë e skuadrës së Real Madridit, ka vendosur një rekord të ri në kampionatin në Spanjë. Asllani në përballjen kundër Valencias, arriti që të shënojë tri gola në një interval kohor prej 155 sekondash. Real në kuadër të javës së 19-të, mundi Valencian me rezultat 3-1, ndërsa Kosovare Arsllani realizoi golat në minutën e 67, 68 dhe 70-të, para se Jensen, të vendos rezultatin përfundimtar. Skuadra nga Madridi qëndron në vendin e tretë në LA Liga, me 37 pikë, ose një më pak se Levante në vendin e dytë, ndërsa Barcelona është bindshëm në vendin e parë, me 45 pikë nga 15 ndeshjet e zhvilluara. Ndryshe Kosovare Asllani është me prejardhje nga Kosova, por që aktualisht mbron ngjyrat e kombëtares së Suedisë.