Kosovë, 14 të vdekur dhe 923 raste të reja me COVID-19

14 të vdekur dhe 923 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Rezulattet dalin nga gjithsej 3.470 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 74.754, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.