Kosovë, 18 të vdekur dhe 1.891 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të shtunën se 18 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1.891 raste të reja.

Viktima u regjistruan tri në Komunë e Prizrenit dhe Gjakovës, dy në Pejë, Prishtinë dhe Gjilan dhe nga një i vdekur u shënua në Deçan, Lipjan, Istog, Suharekë, Podujevë dhe Klinë. Rastet e reja dalin pas testimin të 13.120 mostrave.

Ndërkaq, sa i përket grupmoshave më të prekura nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 381 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak, 353 të moshës 40-49 vjeç dhe 328 të grupmoshës 20-29 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të lartë të infektive, ku janë regjistruar 396 raste të reja.

Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit ditor, janë shëruar edhe 1.483 pacientë, duke e çuar në 112.883 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.Raste aktive janë 25.797.

LEXO EDHE:

Back to top button