Kosovë, KQZ-ja do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Kosovë, KQZ-ja do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja. Certifikimi bëhet pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë. Procedurat për formimin e institucioneve të reja janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të tjera. Fillimisht, para se të certifikohen rezultatet, anëtarët e Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e deputetit, sipas Ligjit për qeverinë, duhet të japin dorëheqje “para ditës së certifikimit”. Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë nuk është formimi i Qeverisë, por ai i konstituimit të përbërjes së re parlamentare. Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. /Alsat.mk