Kosovë: Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kosovë: Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale, për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, njoftoi mediat se zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti nuk mund të paraqitet për të dëshmuar, pasi është në udhëtim jashtë shtetit. Pritet që Prokuroria Speciale do ta ftojë Kurtin për të dëshmuar në një datë tjetër. Në gusht të vitit të kaluar, disa persona ishin arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në mesin e të arrestuarve kishte edhe punonjës të MINT-it, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kurti i kishte dalë në mbrojtje të ministrisë, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”. Rezervat shtetërore përbëhen nga mielli, vaji, sheqeri, barnat, produktet higjienike, nafta etj., që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme – si pasojë e fatkeqësive natyrore apo luftërave – por edhe në rast të mungesës së këtyre artikujve në treg. Kosova nisi mbledhjen e këtyre rezervave nga viti 2012. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button