Kosovë, MPB-ja lanson fushatën kundër të shtënave festive
Kosovë, MPB-ja lanson fushatën kundër të shtënave festive

Ministria e Punëve të Brendshme të KOsovës lansoi fushatën e re ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, me slloganin “Festo me zemër, jo me armë”.
Gjatë prezantimit, u publikuan të dhëna nga fushata e vitit 2024, ku u evidentua një rritje prej 40% e raportimeve nga qytetarët për të shtënat festive.
Sipas statistikave zyrtare, janë konfiskuar 121 armë, janë arrestuar 177 persona dhe janë pranuar gjithsej 133 raportime nga qytetarët për raste të të shtënave festive.
Zyrtarët potencuan se këto rezultate dëshmojnë vetëdijesimin në rritje të qytetarëve, por edhe nevojën për vazhdim të fushatave të tilla.
Zyrtarët e MPB-së ritheksuan se qëllimi kryesor i kësaj fushate është që “gëzimi i qytetarëve të mos shndërrohet në tragjedi”, duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt dhe pa armë.