Kosovë/ Reshjet e borës, a janë të kalueshme rrugët kufitare
Kosovë/ Reshjet e borës, a janë të kalueshme rrugët kufitare

Reshjet e borës kanë zbardhur kanë zbardhur rrugët e Kosovës mëngjesin e së shtunës.
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se pavarësisht borës që ka rënë, të gjitha rrugët në pikat kufitare janë të kalueshme.
Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
Ndryshe, Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik me fillimin e sezonit dimëror.