Kosovë/ Rritja e çmimit të rrymës për 15%, kryetari i ZRrE-së, sulmohet me tortë
Kosovë/ Rritja e çmimit të rrymës për 15%, kryetari i ZRrE-së, sulmohet me tortë

Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar një veprim simbolik, duke “ëmbëlsuar” kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, me një tortë.
Në një video të shpërndarë nga grupi, shihet një aktivist duke ia dhuruar tortën Fejzullahut, duke e përplasur atë në timonin e automjetit dhe mbi kryetarin e ZRrE-së.
“15% nuk kalon. No pasarán, pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime”, thuhet në njoftim.