Kosovë, shënohet përvjetori i sulmeve të NATO-s

Kosovë, shënohet përvjetori i sulmeve të NATO-s

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

23 vjet më parë NATO kishte hedhur raketat e para mbi caqet ushtarake e policore serbe për të parandaluar spastrimin etnik të Kosovës, shkruan Alsat.

Aleanca ka bërë gjënë e duhur për popullin e Kosovë, tha gjenerali amerikan Vesli Klark, i cili ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s.

“Ju ende keni nevojë për ndihmën tonë, ne e dimë këtë, e vlerësojmë atë. Ne ju duam dhe duam që ju të keni më të mirën për demokracinë tuaj dhe për secilin prej jush, për jetët tuaja si anëtarë të komunitetit perëndimor Ne do t’ju përcjellim juve dhe do të bëjmë gjithçka që të mundemi për t’ju mbështetur”, tha Vesli Klark, Gjeneral amerikan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, tha se lufta në Ukrainë është ajo që po e rikonfirmon se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e drejtë se vetëdija e popujve për liri mbetet motori më i fuqishëm i historisë. Serbia, shtoi Kurti, edhe 23 vjet pas luftës nuk kërkon falje për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Në vend që t’i hapë arkivat shtetërore që do të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë, pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjeoncidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardime”, u shpreh Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Gjatë homazheve te busti i ish sekretares amerikane të shtetit Medllin Ollbrajt e cila vdiq në moshën 84 vjeçare, kryeministri Kurti tha se ndërhyrja e NATO-s, për të ndalur gjenocidin në Kosovë mban vulën e zonjës Ollbrajt. Kosova ka shpallë të premten ditë zie në shenjë nderimi pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit. Për punën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA. Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, u zbulua busti për nder të saj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button