Kosovë, të arrestuarit dërgohen në gjykatë

50 policët dhe doganierët e arrestuar në Kosovë janë dërguar para organeve gjyqësor për masa të mëtejmë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar paraburgim për të gjithë të arrestuarit një ditë më pare në operacionin e koduar “Pika”. Në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar janë edhe dy komandantët e pikave kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”, Ramiz Ahmeti dhe Xhavit Lokaj. Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Hetimet ndaj tyre, kishin nisur një vit më parë. Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e quajti aksionin sukses të madh të institucioneve zbatuese të ligjit, duke shtuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e Kosovës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button