Kosovë, tre muaj burg për mësuesin që ngacmonte seksualisht nxënësen e tij


Mësimdhënësi B.V është dënuar me 3 muaj burg pasi kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij. Të njëjtit i është ndaluar ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit për pesë vite.

Gjykata Themelore në Pejës tashmë ka shpallë aktgjykimin dënues ndaj mësimdhënësit B.V për vepër penale sulm seksual.

Sulmi seksual ndaj nxënëses kishte ndodhur përgjatë muajit shtator e deri në nëntor të 2018-ës.

“Që nga muaji shtator e gjer me datë 14.11.2018, i pandehuri B.V në cilësinë e mësimdhënësit, i ka prekur me qëllime seksuale dhe duke shfrytëzuar moshën e tyre të ndjeshme, në mënyrë të vazhdueshme me veprime të pahijshme që bie ndesh me etikën e një pedagogu si mësimdhënës ashtu që i njëjti ka filluar ngacmimin seksual te nxënësit atë mënyrë që fillimisht me fjalë joshëse si: je e bukur, pse sot flokët i ke kap ne këtë mënyrë etj., e me pas duke i prekur ne pjesët të ndryshme të trupit, e të cilit i është besuar edukimi, kujdesi dhe mbikëqyrja. Me këto veprime i pandehuri B.V ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 par. 3 nën par. 3.7 lidhur me piken 3.9 dhe lidhur me par. 1 të KPRK-së. Të pandehurit gjykata i ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite, të cilin dënim do t’a vuaj menjëherë plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Pejë.

LEXO EDHE:

Back to top button