Kostadinovska: Ne jemi optimistë, por jemi të kujdesshëm ndaj linjave tona të kuqe

Deputetja Bisera Kostadinovska nga LSDM, në emisionin “Rruga drejtë …” në Alsat shprehu optimizëm në lidhje me pritjet për konferencën e parë ndërqeveritare të vendit me BE-në. Ajo shtoi se linjat tona të kuqe janë vendosur dhe se nuk ka vend për negociata për disa çështje.
Ne jemi optimistë, siç kemi treguar me Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, ne po i qasemi në mënyrë proaktive zgjidhjes së problemeve. Ne kemi vendosur linjat tona të kuqe, është gjuha dhe identiteti ynë dhe nuk ka negociata për këtë. Nuk mund të presim që me një dokument dikush të ndryshojë kush jemi dhe si ndihemi,” tha Kostadinovska.