Kostadinovski: Seanca përgatitore mund të mbahet në fillim të marsit, vendimi përfundimtar do të sillet më së voni në maj

Kostadinovski: Seanca përgatitore mund të mbahet në fillim të marsit, vendimi përfundimtar do të sillet më së voni në maj

Në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski derisa njoftoi se seanca përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të mbahet në fillim të marsit, derisa vendimi përfundimtar sipas tij pritet të merret më së voni gjatë muajit maj. Kostadinovski në konferencën e sotme për shtyp u shpreh i prerë se varësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo, vendimi rreth kësaj çështje do të merret.

Kostadinovski, e drejtoi gishtin nga politikanët të cilët sipas tij, po manipulojnë me popullatën në kurriz të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se nuk është e vërtetë se do të shfuqizohet përdorimi i gjuhës shqipe, pasi ajo është kategori kushtetuese, por diskutimi do të jetë për mënyrën dhe formën e përdorimit. Gjithashtu, Kostadinovski tha se është gënjeshtër se Gjykata Kushtetuese punon kundër Marrëveshjes së Ohrit. Siç tha ai, Marrëveshje e Ohrit është pjesë e Kushtetutës, ndërkaq ata, janë këtu për të mbrojtur pikërisht kushtetutën.

“Vlerësimi im është që në fillim të muajit mars do të mbahet seanca përgatitore në të cilën të gjithë ju do ftoheni, t’i dëgjoni argumentet juridike, jo politike, jo etnike. Se si ne shkëmbejmë edhe me ekspertët e huaj edhe me ekspertët tanë. Kjo Gjykatë do ta miratojë vendimin për atë lëndë, askush të mos ketë dilemë. Këto hapa unë në një intervistë në njëfarë mënyre unë i paralajmërova. Dhe qëllimi nuk është as trysnia, as ndikimi as frika, as asgjë. Por, fakti është që t’i bindim qytetarët, pasi dukshëm politikanët nuk do t’i bindim. Dhe ky është realiteti i hidhur në Maqedoni”, tha Kostadinovski.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë kësaj periudhe të gjatë kemi qenë dëshmitarë të një dhune politike të pashembullt, ndikim, presione në një farë mënyre dhe shantazh ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo është rezultat i mungesës së theksuar të kulturës elementare politike, për të mos përmendur kulturën kushtetuese”, tha Konstadinovski.

LEXO EDHE:

Back to top button