Kostoja e jetesës është rritur me 5 për qind në muajin shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Kostoja e jetesës është rritur me 5 për qind në muajin shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Kostoja e jetesës është rritur me 5 për qind në muajin shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Rritje çmimesh janë vërejtur te ushqimet dhe pijet joalkoolike me 6.1%, pijet alkoolike, duhani për 5.5%, perime 9.3, qumësht, djathë dhe vezë 7.5%, dhe shërbime rekreative dhe kulturore 16.6%. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska thotë se këto shifra janë rezultatet i punës së qeverisë së kaluar.

“Tashmë kemi marrë masa si qeveri, por duhet të sqarojmë shifrat, që do të thotë se vitin e kaluar deri në fund të shkurtit kanë qenë në fuqi masat e qeverisë së mëparshme dhe këtë vit, duke filluar nga 15 shkurti kanë hyrë në fuqi masat e reja, prandaj periudhat nuk janë të përshtatshme për krahasim. Megjithatë, si qeveri, ne mbetemi të përkushtuar në zhvillimin e një strategjie apo drejtimi dhe do të punojmë më thellësisht në një periudhë afatmesme për të siguruar që të mos hasim në një periudhë si ajo që po përjetojmë aktualisht. Të mos harrojmë, rritja e çmimit nuk është rezultat i asaj që po ndodh në tregti, të mos harrojmë se kemi pasur shumë rritje të çmimit të energjisë elektrike, liberalizimi i tregut të energjisë elektrike ka sjellë probleme të mëdha”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave.

LEXO EDHE:

Back to top button