Kovaçevski drejton mbledhjen e Këshillit Ekonomik, thotë se është në anën e punëtorëve

Kovaçevski drejton mbledhjen e Këshillit Ekonomik, thotë se është në anën e punëtorëve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka thënë se ai do ta drejtojë sot mbledhjen e Këshillit Ekonomik, në lidhje me pagën minimale, shkruan Alsat.

Kovaçevski, ka bërë me dije sërish se është në anën e punëtorëve, derisa ka theksuar se shpreson të gjejnë një zgjidhje.

“Për sot kemi caktuar edhe mbledhje të Këshillit Ekonomik, të cilën do ta drejtoj unë, si dhe kemi caktuar mbledhje me Këshillin socio-ekonomik, ku do të marr pjesë personalisht dhe shpresoj se së bashku me sindikatat dhe punëdhënësit do të gjejmë zgjidhje, që do të jetë në favor të punëtorëve, sepse unë disa herë kam thënë se unë jam në anën e punëtorëve”, u shpreh kryeministri./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button