Kovaçevski: Fokusi i kësaj qeverie do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së partisë, prezantoi programin qeveritar ku u zotua se kjo qeveri do të bëjë çmos për të përballuar krizën energjetike, krizën me pandeminë, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e jetesës së qytetarëve etj. Ai u zotua se kjo qeveri do të rrisë pagat dhe pensionet, ku paga mesatare do të jetë të paktën 500 euro në muaj. Gjithashtu, ai potencoi se kjo qeveri do të mbyllë mandatin e saj 4-vjeçar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button