Kovaçevski hedh lopatën e fundit si Kryeministër

Kovaçevski hedh lopatën e fundit si Kryeministër

Gazetar: Adnan Qaili

Është lopata e fundit që e hedh si kryeministër. Dimitar Kovaçevski në ditën e fundit të mandatit të tij, vendosi që të vendos gurthemelin e një investitori të huaj në vend. Në pyetjen et TV Alsat se sa lopata ka kapur derisa ishte në krye Qeverisë, Kovaçevski u përpoq të thotë se ka pasur mjaftueshëm investime të kompanive të huaja. Por, në fakt numërohen në gishta kompanitë e mëdha, të cilat do të krijonin vende të reja të punës me paga të kënaqshme.

Përderisa jemi në temë, të ju pyes deri sa keni qenë në mandatin e kryeministrit, sa lopata i keni kapur?

“Mjaftueshëm për mandatin dy vite që zgjati, në kohën e krizës ekonomike-energjetike më të madhen në botë, në 2023 kemi dyfish rritje të investimeve tu huaja që nga viti 2016. Dy herë më shumë se dikush që ka punuar kur nuk ka pasur kurrfarë krize”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Çdo investim do të thotë hapje të vendeve të reja të punës për qytetarët, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike. Fatmir Bytyqi kërkon që zonat komunale të bëhen TIRZ në mënyrë që qeveria të investoj.

“Sipas Ligjit të gjitha zonat industriale dhe ekonomike që janë nën kompetencat e vetëqeverisjes lokale vet komuna duhet të investoj. Atë që ne kemi bërë është të ndihmojmë në sjelljen e investitorëve në këto zona. Gjithsesi unë jam i hapur që të gjitha zonat ekonomike që kanë kapacitet të bëhen Zona zhvillimore teknologjike-industriale nën ombrellën e pushtetit qendror që të mundemi të investoj në infrastrukturë”, u shpreh Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Se pushteti qendror nuk ka bërë aq sa duhet në zonën industriale në Reçicë të Kumanovës e thotë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski. Sipas tij, pushteti qendror shkon atje vetëm në hapje solemne. Dimitrievski tha se qeveria ka dhënë vetëm 15 milion denarë për infrastrukturë edhe pse ju kanë premtuar mbi 100 milion denarë investime rrugore.

“Jam i befasuar nga dyfytyrësia e disa individëve që sot morën pjesë në hapjen e këtij projekti sepse ata ishin pengesat më të mëdha që të realizohet ky projekt i sotshëm. Shpresoj se kjo praktikë e hedhjes së gur themelit me lopata të ndaloj sepse më kujton periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit”, theksoi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Në zonën industriale Novine-Reçica” në afërsi të Kumanovës me 60 hektarë tokë ndërtimore dhe me urbanizim nga komuna pritet që të investojnë edhe dy kompani të tjera të huaja. Kjo zonë nga 1 euro metri katror që ishte në fillim, tani në ankand publik ka arritur mbi 30 euro metri-katror. Por sërish është larë premtimeve për të mbushur plotësisht me fabrika këtë zonë, dhe në pamje duken investime të rralla./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button