Kovaçevski: Ka vend edhe për Alternativën

Kovaçevski: Ka vend edhe për Alternativën

“Në periudhën e kaluar biseduam edhe për mbetjen e Alternativës dhe për hyrjen e Aleancës në Qeveri. ASH-ja e pranoi përgjegjësinë për mbështetje të frontit europian. Vend ka për të gjithë nëse duhet dhe nëse pranohen interesat mbipartiake. Ka vend edhe për Alternativën siç ata vetë e dinë, vend ka edhe për të gjithë mbështetësit qëllimmirë të ardhmërisë evropiane të vendit. Me të vërtetë më vjen keq që në këtë proces Alternativa e mori vet vendimin për të lënë Qeverinë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Unë jam e sigurt se ashtu si kur nuk është skuqur ky kryeministër kur ka kërkuar që të përjashtohet Alternativa nga Qeveria, as tash nuk e ka vështirë të shpikë arsye për shkarkimin e këtyre kuadrove. Unë mendoj se e ka marrë fjalën që t’ju bëjë thirrje juve deputetë që mos të manipuloheni dhe të bini në shërbim të një agjenti që ka për qëllim shpëtimin e karrierës së dy personave që u rrezikohet karrigia, kryeministër Kovaçevsk si dhe zv.kryeministrin Artan Grubi”, u shpreh Safije Sadiki Shahini, deputet e Alternativës.

“Nëse nuk e dini si duket korrupsioni politik dhe prostitucioni politik, ja sot në skenë, prostitucioni i qartë politik e korrupsion politik që po ndodh në Maqedoni. Kjo për shkak se zgjedhjet në Maqedoni po humbin kuptim, cila është poenta që të shkohet në zgjedhje kur të gjithë duan të hynë në Qeveri, cili është qëllimi të ketë oponentë politik dhe demokraci kur të gjithë duan të hynë në Qeveri. Dhe në fund cili është qëllimi që Aleanca për Shqiptarët të luftojë kundër BDI-së në zgjedhje nëse në fund duan që edhe njëri edhe tjetri të jenë në të njëjtën Qeveri? “, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button