Kovaçevski: Kasami të mos bëhet peng i Levicës!

Kovaçevski: Kasami të mos bëhet peng i Levicës!

Kryeministri i vendit e dhe njëherë përkujtoi në rendësin e ndryshimeve kushtetuese, duke rikujtuar se ky nuk do të jetë vendimi i fundit që duhet ta miratojnë deputetët në rrugën e vendit drejtë BE-së. Sipas tij deputetët i presin edhe një sërë vendimesh të rënda. Ndërkohë që nënvizoi se çdo kundërshtim i këtyre vendimeve përfshi edhe ato kushtetuese nënkupton vendim kundër ardhmërisë evropiane të vendit.

“Unë edhe njëherë do të theksoj dhe këtë e kamë vërtetuar deri më tani, së paku ju e dini se unë nën shantazhe nuk funksionoj dhe nën presion, ashtu ka qenë që nga dita e parë, ashtu edhe do të mbetët edhe sot e kësaj dite. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024 dhe kjo është çështje e konsumuar. Çështja e ndryshimeve kushtetuese është serioze, sepse nënkupton rrumbullakimin e procesit për hapjen e klastereve në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ne filluam negociata me BE-në, në rrjedh është procesi i skriningut dhe tani varet gjithçka nga ne. Për këtë arsye kjo është çështje e parimeve, vallë nëse dikush e mbështet rrugën evropiane, ose nuk e mbështet rrugën evropiane. Kushtëzime për këto çështje janë të papranueshme. Për këtë arsye unë i ftoj të gjithë për konsensus të gjerë politik për rrugën evropiane të shtetit”, tha Kovaçevski, duke nënvizuar se e dhe shumë vendime të rënda e presin vendin në rrugën evropiane sepse ky është një proces që do të zgjat deri në vitin 2030, shkruan Alsat.

“Levica tanimë ka marr pengë VMRO-DPMNE-në, unë nuk dua të besoj se zoti Kasami është vënë në pozicion që të bëhet peng i Levicës. E përsëris dhe njëherë se do të ketë numër të madh të vendimeve të cilat do të duhet të miratohen në Kuvend, ndryshimet kushtetuese nuk janë vendimi i fundit, dhe kushtëzimi i atyre vendimeve për ardhmërinë e këtij vendi dhe gjeneratave të ardhshme që të jetojnë në Bashkimin Evropian, ku ka prosperitet ekonomik, ku ka drejtësi sociale nënkupton frenim të ardhmërisë së vendit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button