Kovaçevski: Largimi i qytetarëve nuk është dukuri e re, ka ekzistuar gjithmonë

Kovaçevski: Largimi i qytetarëve nuk është dukuri e re, ka ekzistuar gjithmonë

Gazetare: Evi Shkopi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se përqindja e papunësisë në vendin tonë është ulur gjatë mandatit të kësaj qeveria. I pyetur mos ndoshta kjo vjen për faktin se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë ikur jashtë vendit, ai thotë se arsyeja e uljes së përqindjes së papunësisë nuk është ikja, por punësimi. Ai shton se largimi i qytetarëve drejt vendeve të tjera është diçka që ka ekzistuar gjithmonë në këtë rajon.

“Kemi rritje të përqindje së punësimit për 9,8%, që do të thotë se ulja e papunësisë është më e vogël se rritja e punësimit. Që do të thotë se rezultati i uljes së papunësisë nuk është për shkak të largimit jashtë vendit, por rritja e punësimit. Për fat të keq kemi edhe qytetarë të cilët shkojnë për të punuar jashtë vendit, por kjo është diçka që ka ekzistuar gjithmonë në këtë rajon”, tha Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Kryeministri i bëri këto deklarata në konferencën ndërkombëtarë “Samiti Maqedonia 2025”. Drejtoresha ekzekutive e “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsovska tha se viti në emrin e këtij samiti është vendosur si tregues i synimit që në vitin 2025 të jemi vend i zhvilluar anëtar i BE-së dhe NATO-s.

“Për këtë arsye janë vendosur pikësynime, përkatësisht se sa duhet të jetë standardi ynë i jetesës, që të jemi vend më standard të jetesës si në Bashkimin Evropian. Kështu që ajo nuk është arritur, pikësynimet janë rishikuar. Ka përparim të vendit, por ai përparim është i pamjaftueshëm për të arritur qëllimet e organizatës dhe sigurisht se kam shpresa tek Qeveria dhe gjithë vendi”, u shpreh Nikica Mojsovska- sSamiti 2025.

Në pyetjen e gazetarëve se mos vallë do të lind nevoja që “Maqedonia 2025” të bëhet “ Maqedonia 2030” në rast se deri në vitin 2025 nuk arrihet standardi i jetesës ashtu si në vendet e BE-së, Mojsovska tha se shpreson që të mos ndodhë diçka e tillë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button