Kovaçevski: Me ndryshimet në Kodin Penal nuk amnistohet askush

Kovaçevski: Me ndryshimet në Kodin Penal nuk amnistohet askush

Gazerar: Lluka Andreev

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, siguron se parapa ndryshimeve në Kodin Penal nuk ka pazar ndërpartiak, për sigurimin e shumicës prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat.

Megjithatë, Kovaçevski gjithashtu theksoi se të gjitha grupet parlamentare ishin të pranishme në sallë kur u votua ndryshimi i Kodit Penal.

“Nëse ishte ndonjë pazarllëk, që nuk ishte, atëherë ndoshta e gjithë procedura do të ishte zhvilluar në një mënyrë tjetër. Ju e shihni se ka dalje publike nga opozita, nga qeveria, kështu që nëse shikoni koalicionin e qeverisë, ka mendime që nuk janë saktësisht të njëjta, duke pasur parasysh pikëpamjen e ndryshme nga ideologjike ose provinence tjetër të anëtarëve të koalicionit, por të gjithë pajtohen se shteti duhet të harmonizojë legjislacionin me BE-në”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Ai thotë se ndryshimet në Kodin Penal do të rezultojnë në procedime gjyqësore më efikase dhe efektive.

Megjithëse ndryshimet ulën dënimin për aktin e “shpërdorimit të detyrës zyrtare”, sipas Kryeministrit, tani shpeshtësia e dënimeve do të rritej.

Ai shtoi se ndryshimet do të mundësonin edhe konfiskimin efektiv të pasurisë. Kovaçevski mohon se do ti jepet amnisti dikujt.

“Qytetarët gjithmonë pyesin se ku është konfiskimi? Këto ndryshime janë pikërisht ajo – ndëshkim më i shpejtë, identifikimi i akteve specifike dhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Askund në Ligj, nëse e shikoni, nuk ka amnisti për askënd. Nëse do të kishte një amnisti, sot ndoshta dikush do të ishte amnistuar tashmë, sepse ligji tashmë është nënshkruar nga presidenti i vendit”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me 48 vota pro. Ato u propozuan nga Qeveria, duke përdorur flamurin evropian.

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili nënshkroi dekretin për ndryshimet e reja, gjithashtu reagoi shpejt. Kabineti i tij vuri theksin në konfiskimin e pasurisë dhe theksoi se ata nuk parashikonin amnisti për krimet e kryera gjatë kryerjes së shërbimit.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu ulje të dënimeve për shpërdorim detyre dhe bashkim kriminal./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button