Kovaçevski: Me sukses po përballemi me krizën

Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, efektet që do të arrihen nga masat ekonomike do të jenë të mëdha dhe pozitive. Ai thotë se Qeveria në 50 ditët e kaluara ka treguar se mund të përballet me sfidat dhe t’i drejtojë paratë atje ku janë më të nevojshme – për mbështetje financiare të qytetarëve dhe kompanive. Për liderin e opozitës Hristijan Mickoski masat janë të vonuara, ndërsa akuzoi qeverinë se jeton në një botë gënjeshtrash të udhëhequr nga Zaevistët, shkruan Alsat
“Me pakon e re prej 26 masash drejtojmë 400 milionë euro nga buxheti në mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Krahas gjithë këtyre masave kundër krizës, ne e kemi ngritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe kemi rritje rekord të pensioneve dhe mbështetje financiare për pensionistët”, tha Dimitar Kovaçevski Kryeministër
“Këto janë dy botë paralele, njëra ku jetojnë shumica dërrmuese e qytetarëve maqedonas, dhe kjo është bota ku njerëzit mezi ia dalin të kalojnë muajin. Dhe bota tjetër ku tani jetojnë pak ndjekës të zaevizmit dhe ku tani Kovaçevski është i pari dhe që fitojnë në kurriz të e qytetarëve.Njëra botë është reale dhe bota tjetër është paralelja në të cilën këta qytetarë jetojnë në zaevizëm”, tha Hristijan Mickoski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së