Kovaçevski nuk kërkon përgjegjësi nga Merko

Kovaçevski nuk kërkon përgjegjësi nga Merko

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski as sot nuk kërkoi publikisht dorëheqjen e kreut të Strugës ,Ramiz Merko pas futjes së këtij të fundit në listën e zezë amerikane për korrupsion. Por kryeministri e theksoi faktin se Merko tashmë është prononcuar se komuna është e hapur për bashkëpunim me institucionet hetuese.

“Ajo që ai shprehu në mëngjes unë në fakt e thash që ditën e parë, që Komuna duhet të jetë menjëherë në dispozicion që të bëhen të gjitha kontrollet. Është mirë që Prokuroria Publike veçmë ka formuar komision që duhet ta hetojë këtë dhe pikërisht në këtë formë institucionale duhet të fokusojë shteti sepse unë e përsëris që Qeveria nuk është as Prokurori dhe as Gjykatë,” deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kryeministri duhet të kërkojë përgjegjësi nga Merko.

“Merko ka obligim të bashkëpunojë me institucionet dhe kjo nuk duhet cilësuar si vullnet i mirë i tij siç bën Kovaçevski. Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera, nëse hapin një rast, kanë të drejtë të kontrollojnë dokumentacionin e përgjithshëm të komunës së Strugës dhe gjithçka që ka të bëjë me Merkon dhe nuk i takon Merkos të vendosë nëse do t’i lejojë apo jo. Kovaçevski, në vend që t’i nënshtrohet BDI-së, siç ka bërë që kur është bërë kryeministër, duhet të kërkojë përgjegjësi nga Merko.”

Kryeministri deri tani nuk ka pranuar të ketë biseduar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti rreth futjes së Merkos në listën e zezë. Ai ka hedhur kryekëput përgjegjësinë te organet hetuese, thonë nga VMRO-DPMNE. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button