Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur nga gazetari i Alsat rreth keqpërdorimeve të veturave zyrtare nga funksionarë të lartë për qëllime partiake, theksoi se çdo shkelje e Ligjit duhet të sanksionohet nga organet kompetente. Ai u bëri apel qytetarëve dhe institucioneve që të denoncojnë rastet e këtilla.

“Ne kemi sistem juridik ku sanksionohet çdo keqpërdorim, unë këtë e kam vërtetuar këtë me shkarkimin dhe emërimin e një numri të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për moskryerjen e punëve ashtu siç duhet. E dyta se a sanksionohet kjo në rast se ka dyshime të caktuara dhe a sanksionohet në bazë të Ligjit. Ju e dini se ne në shtet kemi ingerenca të ndara në shtet, njëra është pushteti ligj-vënës, e dyta është pushteti ekzekutiv dhe e treta është pushteti gjyqësor, që është i pavarur. Çdo qytetar, çdo medium, çdo institucion mundet lirisht të denoncoj çfarëdo shkelje të Ligjit nga ana e cilido qoftë individ dhe normalisht Prokuroria duhet të veproj dhe në rast se dëshmohet se për atë ekzistojnë fakte, edhe gjykata do të ndërmerr masa”, tha Kovaçevski.

Përgjegjësia etike dhe morale, siç theksoi kryeministri, sanksionohet sipas Kodit Etik të miratuar nga Qeveria dhe vlen për të gjithë funksionarët e emëruar nën kompetencën e Qeverisë.

“Nëse dikush ka dyshime për keqpërdorime të caktuara, atëherë të gjitha institucionet janë në dispozicion për ta paraqitur dhe për t’u proceduar dhe sanksionuar sipas ligjeve të shtetit. Ne kemi sistem juridik që sanksionon çdo keqpërdorim të çdo lloji pa privilegjuar askënd mbi asnjë bazë. Këtë e konfirmova përmes një numri të caktuar të shkarkimeve dhe emërimeve të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për kryerjen e parregullt të punëve”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se çdo gjë që vjen si informacion për dyshime të caktuara në Qeveri për veprime të papërshtatshme, procesohet përmes Zyrës së Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë në institucionet përkatëse dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë përjashtim.

 

/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button