Kovid-19, ky është bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1362 teste prej të cilave 183 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë: Shkup 135, Kavadar dhe Strumicë nga 7, Kumnovë-6, Gjevgjeli-5, Prilep, Shtip dhe Strugë nga 4 raste të reja, Gostivar-3, Ohër dhe Bogdancë nga 2 raste, Koçanë, Negotinë dhe Kriva Pllankë nga 1 rast. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 24 janë të riinfektuar, shkruan Alsat.

Janë regjistruar edhe 845 pacientë të shëruar dhe 9 pacientë të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. Në gjithë vendin sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktivë janë 3.496 persona. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button