Kovid-qendra në Tetovë: Gabim në evidentimin e viktimave nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore në Tetovë njoftojnë se gjatë evidentimit të viktimave nga koronavirusi brenda 24 orëve është bërë gabim në moshën e njërës prej viktimave, njofton MIA. Koordinatori i qendrës për trajtim të koronavirusit në Tetovë, Gëzim Nuredini njofton se Klinika ka bërë gabim në evidentimin e numrit amë të viktimës, gjegjësisht nuk bëhet fjalë për viktimë të moshës 19-vjeçe por për viktimë grua e moshës 60-vjeçe.
Në lidhje me: Tetovë, ndërron jetë 19-vjeçarja e infektuar me koronavirus