KQZ-ja e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e reja në veri
KQZ-ja e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e reja në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojnë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës, kurdo që i kërkohet nga institucionet përgjegjëse.
Kështu ka deklaruar të mërkurën në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
Sipas tij, KQZ-ja si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Prandaj, Elezi ka thënë se do të merret me të gjitha fazat e organizmit e implementimit të planit”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, ka thënë ai.