Krahu lindor i NATO-s ka bërë thirrje për mbrojtje kolektive kundër dronëve rusë
Krahu lindor i NATO-s ka bërë thirrje për mbrojtje kolektive kundër dronëve rusë
Ministrat e mbrojtjes të krahut lindor të NATO-s sot (18 shtator) bënë thirrje për një përgjigje kolektive ndaj kërcënimeve ndaj hapësirës së tyre ajrore nga dronët dhe raketat ruse që synojnë Ukrainën, raportoi agjencia AFP.
Që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022, Moska ka kryer pothuajse çdo ditë sulme me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke përfshirë shënjestrimin e zonave pranë kufijve perëndimorë të Ukrainës me anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Rumania dhe Letonia njoftuan në fillim të këtij muaji se dronët dhe raketat ruse fluturuan nëpër hapësirën e tyre ajrore gjatë sulmit në Ukrainë.
Ministrat nga nëntë vendet në krahun lindor të NATO-s shprehën “shqetësim të thellë për inkursionet e përsëritura” në hapësirën ajrore të aleatëve nga “dronët dhe raketat ruse”.
Ata gjithashtu i bënë thirrje Aleancës që të ndihmojë në forcimin e aftësisë së tyre për të “zbuluar, identifikuar dhe, nëse është e nevojshme, të përfshijë objekte me fluturim të ulët dhe të ngadaltë”.
“Nevojitet një përgjigje e fortë dhe e koordinuar në nivelin aleat, si dhe zbatimi i shpejtë i modelit të rradhës të NATO-s të mbrojtjes së integruar ajrore dhe raketore,” u tha gazetarëve ministri rumun i mbrojtjes Angel Tilvar pas një takimi të ministrave të mbrojtjes në Bukuresht. /REL